AudioVideo
    



Media
Njihu me ligjëruesit

Ligjëruesit në PeaceTV Shqip

Hoxha Ahmed Kalaja i lindur në Tiranë më 16 Prill 1977, pasi e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, u end mbi 10 vite duke studiuar për fenë e Zotit në Siri dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Medines në degën e jurispodencës Islame (Sheriat). Për të vazhduar kështu me afro 10 vite të tjera pune, në përhapje të fesë Islame në të gjitha trevat shqiptare.
Ahmed Kalaja aktualisht është Imam dhe ligjërues i një prej xhamive më të mëdha të Tiranës, anëtarë i Këshillit të Myftinisë së Tiranës dhe iniciatorë i shumë aktiviteteve fetare e socio-kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ai shfaqet herë pas here edhe në kanale të ndryshme televizive, kurse opinioni kosovarë e njohu rishtazi me peticionin për pavarësinë e Kosovës, drejtuar vendeve te Konferencës Islamike. Peticion, i cili kishte gjetur mbështjetje nga 52 000 qytetarë dhe nga e gjithë politika shqiptare.

Puna e pandalshme dhe obligimet e tij të shumta, nuk e penguan hoxhën nga qëllimi i tij fisnik i kërkimit të diturisë. Ai vazhdon studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit dhe në Universitetin `Jinan` në Liban


Hoxha jonë Alaudin Abazi u lind në fshatin Azizije (ish Milloshevë) të komunës së Kastriotit. Pasi e përfundoi shkollën fillore në fshat, morri rrugën drejt medresesë \\\'Alaudin\\\' në Prishtinë për ta vazhduar shkollimin e mesëm të cilin e përfundoi në vitin 1995. Më pas i vazhdoi studimet në institutin e gjuhës në Universitetin Imam Muhamed Bin Saud El Islamije në Rijad dhe më pas në fakultetin e Sheriatit po në të njejtin universitet, në kryeqytetin e Arabisë Saudite.



Hoxha aktualisht punon si Imam në fshatin e lindjes dhe është në përfundim e sipër të studimeve postdiplomike në Universitetin \\\'Jinan\\\' në Liban. Ai poashtu shquhet për përgjigjet e tij të thukta të cilat ia jipte lexuesve të web-faqes www.klubikulturor.com


Hoxha jonë i nderuar Ekrem Avdiu, u lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë ‘Alaudin' në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997.

Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë.

Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve posdiplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që s’do mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafiz i Kuranit.


Enis Rama u lind më 12 Qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani. Ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona. Dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasuridin Albanin.

Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës - Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit. Ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj.

Në vitin 2006 i përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (‘Usulud -Din’).

Me t’u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjerata të rregullta javore. Ai po ashtu njihet edhe për ligjeratat e rregullta në Prishtinë, ku marrin pjesë jo vetëm muslimanët e kryeqytetit. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe kredon Islame.

Poashtu, ai është recenzent i disa prej librave të përkthyera në gjuhën shqipe.


Hoxhë Ismail Bardhoshi u lind më 1 tetor të vitit 1977 në Librazhd, pjesë e prefekturës së Elbasanit. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, kurse për dallim prej kolegëve të tij, studimet në botën arabe i filloi shumë herët duke marrë rrugën për Damask të Sirisë për t`a përfunduar shkollën e mesme. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, vazhdoi studimet e tij në degën e sheriatit në Universitetin Islamik `Muhamed ibn Saud` në Rijad, Arabi Saudite.
Edhe pse pati mundësi ti vazhdojë studimet postdiplomike në Arabinë Saudite, ai u kthye në vendlindje për t`i ftuar njerëzit në fenë e Zotit dhe për t`ua mësuar atyre atë dituri që kishte marrë për kohë të gjatë.

Ai aktualisht jeton dhe vepron në Tiranë e poashtu mban ligjerata të rregullta në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Njëkohësisht, hoxha vazhdon studimet posdiplomike në Kajro në Universitetin e Hapur Amerikan.


Regjistrohuni që të pranoni cdo javë nga një email me informata rreth temave të reja të publikuara në websajt.
QSI - 2014 - info@qsi-ks.com